Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR zyrtarizohet së shpejti
Koalicioni parazgjedhor në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) pritet të zyrtarizohet së shpejti, shkruan Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook.
”AKR po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murseli./Mediafokus.info/

