Koci: Për komb i jap krejt fetë
Parawitja e hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, duke e përdhosur flamurin kombëtar shqiptar e duke e quajtur arnë e leckë, ka nxitur shumë komente në rrjetet sociale.
Pas këtij debati në rrjet, avokati kosovar Arianit Koci ka reaguar duke thënë se për komb i jep krejt fetë.
“Besoj në Zot! Sa jam katolik jam edhe musliman. Por, e jap fenë katolike, fenë islame dhe krejt fetë tjera, për komb. Për flamur e shqiponjë”, shkruan avokati Koci në profilin e tij në Facebook.

