‘Kodra e Vebisë’ pyllëzohet me pishë të zezë
Fshati Malishevë i komunës së Gjilanit ka ndërmarrë një aksion për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura me pishë, shkruan gazeta online Mediafokus.info
Sot është pyllëzuar ‘Kodra e Vebisë’, ndërsa parashihet të vazhdohet në lokacionin e qujatur ‘Lugi i Metës’.
“Sot organizuam një aksion duke mbjellur rreth 100 fije të pishës së zezë në vendin e quajtur ‘Kodra e Vebisë’ në lagjen e Çelikëve”, ka thënë Latif Maliqi, kryetar i Këshillit lokal.
Ai falënderon Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe shton se në bashkëpunim me drejtorin Bislim Rrustemi e inxhinierin Gafurr Ramabaja do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera të fshatit mbulimin e sipërfaqeve të zhveshura me pishë të zezë.
Për fillim do të bëjmë kërkesë për ‘Kodrën e Vebisë’ dhe të ‘Lugut të Metes’, ka thënë Maliqi.

