Koha flet edhe kur s`ka gjuhë: Gomari dhe Fiqa kokë më kokë

Qytetarët e vjetër ruajnë shumë kujtime, por kanë pak dëshmi nga kohët e kaluara, nga koha e gomarit dhe Fiqës, që përdoreshin si mjete transporti.   

Kjo foto e dr Shevqet Mehmet nga Gjilani, tani i ndjerë (Gilanopolis, siç e quan ai) ngjallë shumë kujtime te nostalgjikët e qytetit të vjetër, kasabasë së dikurshme.

‘Koha flet edhe kur s`ka gjuhë…’ – e ka titulluar foton dr Shefqet Mehmet, ku figurojnë edhe disa komente.

Shevqet Mehmet: Na ishte aty nje kohe dugoja e artarit Shaban bekrise. Na ishte nje kohe kur bagremi ishte para kesaj dugoje. Na ishte njehere vendi kur parkohej fiqa dhe gomari. Çfare sinteze e kohes, njera duke shkuar, tjetra duke ardhur…

Shenoll Dubova: Afër bagremit ka qenë byfeja e pensionistëve!

Shevqet Mehmet: Bifeja me poshte, ku ka qene furra dhe Todor kazanxhiu. Afer ka qene mjeshtri i Bagatit dhe sahatxhiu.

Aliriza Selmani: Dr. Shefqet ma perkujtove bagremin dhe shumë afër tij Shaban kujunxhia, i cili ka qenë i martuar me nji rome me të cilën kishte vajza. Kur pinte alkool, ne fëmijët i shkojshim prapa e ai na thoshte knoni. Ne kendojshim këngën ‘kceni qika kceni soben’, e ai na hudhte pare. /Mediafokus.info/