Kohë për plazh, temperaturat arrijnë sot deri në 23 gradë
Dita e kësaj të mërkure mbetet e kthjellët nga mëngjesi në mbrëmje, me vranësira të lehta në zonat jugore të Shqipërisë gjatë pjesës së dytë të ditës.
Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat e ditës të cilat do të variojnë nga 2 në 23°C.
Era do të vijojë e lehtë dhe rrallë herë mesatare me drejtim verilindor-verior, ndërsa brigjet detare mbeten me dallgëzim të ulët.

