Kokainë e raki para hundëve të mbesës së kryetarit të kësaj komune? (VIDEO)

Personat që shihen duke marrë drogë brenda Komunës së Leposaviqit janë staf serb i kësaj komune.

Lulzim Hetemi vazhdon të jetë i mbyllur në komunë, megjithatë nga pamjet e publikuara është parë se stafi nuk është në gjendje të keqe, madje duket se çdo ditë për ta është “qejf”.

Deri më tash, stafi që shihet duke marrë drogë, mendohej se janë serb. Ajo çfarë ka zbuluar Paparaci është se Shqipe Latifi, një nga zonjat e ulura në tavolinë ku ka gjithçka ilegale është mbesa e kryetarit Lulzim Hetemi, njëkohësisht shefe e kabinetit.

Paparaci ka kontaktuar me Shqipe Hetemin për këtë çështje, por ajo tha se “nuk ka marrë drogë”.

“Aty ku jam pa unë, nuk jon kon tu marrë drogë e as nuk kemi qenë në dijeni për atë veprim”, tha Shqipe Hetemi.

Për më shumë ndiqni storjen: