“Koke kanë tu çu fort ma ron se une” , dedikimi prekës i kryetarit të Istogut për vëllain që e humbi tragjikisht

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë një dedikim prekës për vëllain, Trimin, i cili vdiq tragjikisht ditë më parë.

“Koke kanë tu çu fort ma ron se une” , ka shkruar veç tjerash Ferati.

Postimi i plotë i ilir Feratit:

Trim – trimi jonë.
Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht!
Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm!

Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!

Deri herën tjetër Trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë!

Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë!
Përgjithmonë, Trimi jem!
Përgjithmonë, Iliri yt!