Kollqaku: Mjekët e rinj që mësojnë gjuhën gjermane po ikin, por…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku, ka thënë se nga vendi kryesisht po ikin mjekët e rinj që kanë mësuar gjuhën gjermane dhe se pak prej tyre janë specializantë.
“I kuptoj të rinjtë dhe të rejat që kërkojnë pagë më të madhe dhe me të drejtë kërkojnë pasi ne jemi të detyruar që fillimisht tju ofrojmë kushtet e punës dhe paga më të dinjitetshme. Mirëpo, ky është një proces që merr kohë dhe duhet të rendisim prioritet për rëndësinë e profesioneve pasi të gjithë kanë nevojë për mbështetje”.
“Kryesisht ikin mjekët e rinj që tashmë e kanë përfunduar fakultetin e mjekësisë dhe po e mësojnë gjuhën gjermane dhe po ikin, është një numër shumë i vogël i specialistëve që kanë ikur” tha Kollqaku.
Kollqaku gjatë fjalës së saj në Kuvend, mes tjerash, kërkoi nga qytetarët që kur të hasin në ndonjë afër korruptive në shëndetësisë menjëherë të paraqesin rastin tek organet kompetente dhe tek vetë deputetët, njofton Klani.
“Është bërë diçka ndërvite por që është deskreditura sektori publik ndërvite për rekrutimin e pacientëve në spitale publike dhe se mendësia korruptive është instaluar gjatë qeverisjes tuaj është e qartë. Lus çdo qytetarë që të denoncoj tek institucionet dhe tek ne deputetët rastet korruptive. Ai që me merret me rastet korruptive e ka vendin në burg”.
“Të precizohet koha dhe oraret në sektorin publik dhe privat nga mjekët që punojnë në dy institucionet. Qëllimi është i mirë dhe angazhimi nuk po mungon. Kryeministri e ka formuar komisionin për adresimin e të gjitha cështjeve në një vend. Ne jemi të interesuar që të kemi partner që mbrojnë funksionin e personelit shëndetësor” tha Kollqaku.

