Kolona automjetesh në Merdare, pritjet në dalje – mbi katër orë
Sipas të dhënave më të fundit, pika kufitare e Merdares vazhdon të përballet me pritje të gjata në dalje, 150-180 minuta, ndërsa hyrja është më e lehtë me 03-05 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qarkullimi është i lehtë si në hyrje ashtu edhe në dalje, me pritje deri në 5 minuta dhe pa ndonjë kolonë të raportuar.
Në Jarinje, hyrja për automjete zgjat 03-05 minuta, ndërsa në dalje raportohen pritje pak më të gjata deri në 10-15 minuta dhe një kolonë prej 50 metrash.
Në Bërnjak, qarkullimi është i qetë si në hyrje ashtu edhe në dalje, me pritje prej vetëm 03-05 minutash dhe pa kolona.


