Kolona automjetesh në pikat kufitare, në Muçibabë pritjet më të gjata

Janë rikthyer kolonat nëpër pikat kufitare të vendit. Në disa prej tyre, kolonat kanë arritur deri në 300 metra, kurse pritjet zgjasin mbi 1 orë.

Gjendja më e rënduar është te pika kufitare në Muçibabë. Pritjet për të hyrë janë nga 40-45 minuta, e për të dalë 1 orë. Kolona në hyrje është 100 metra, e në dalje 800.

Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë. 30-40 duhet të prisni për të hyrë nga kjo pikë, e për të dalë 45-50 minuta. Kolonat në hyrje janë 200-300 metra, e në dalje 300-350.

Pritje dhe kolona ka edhe në Merdare, por jo si zakonisht. 10-15 minuta janë pritjet për të hyrë,  15-20 për të dalë. Kolona në hyrje 70 metra, e në dalje 50.

Në pikat e tjera pritjet po zgjasin nga 3 deri 10 minuta, por s’ka kolona.