Kolona te Dheu i Bardhë, mbi një orë pritje për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët tanë, sikurse çdo vit tjetër po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Edhe mëngjesin e sotëm, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 07:07), pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë kalimi kufitar për të hyrë në Kosovë, bashkatdhetarët po presin deri në një orë e gjysmë.

Kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare është 800 metra.

Pritje më të shkurta vërehen në pikën tjetër kufitare në Merdar, 20-25 minuta dhe kolona e veturave është vetën 50 metra.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë, për të hyrë në Kosovë duhet pritur vetëm 15 minuta.

Ndërkaq në Mutivodë pritjet janë 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.