Kolona te Dheu i Bardhë, një orë e gjysmë pritet për të hyrë në Kosovë
Pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm.
Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarëve u duhet të presin deri në një orë e gjysmë.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, te kjo pikë kufitare kolona është 500 metra.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.


