Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar
Shtyrja e vitit shkollor, shkaku i pandemisë, ka bërë që kosovarët të mos i ndalin udhëtimet drejt Shqipërisë, për të shfrytëzuar për pushime edhe këto pak ditë vere me diell që kanë mbetur, raporton Mediafokus.info
Kjo foto është bërë sot në mëngjes në Morinë, ku shihen kolona të gjata automjetesh duke kaluar kufirin, për të vazhduar drejt bregdetit shqiptar.
Edhe Shqipëria ka aplikuar masa rigoroze anti-Covid, për të hyrë në këtë shtet, njësoj sikurse Kosova, përfshirë edhe orë policore./Mediafokus.info

