Kolona të gjata, qindra automjete presin të hyjnë në Kosovë nga Shqipëria
Në pikën kufitare Morinë mes Shqipërisë dhe Kosovës qindra automjete po udhëtojne drejt Kosovës.
Një pjesë e tyre janë qytetarë të Kosovës që kanë kaluar fundjavën në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër janë qytetarë nga Shqipëria që udhëtojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, transmeton report.
Policia kufitare e Kosovës po punon me kapacitet të plotë në tetë sportele, por fluksi i mjeteve është shumë i lartë.

