Kolona të mërgimtarëve në kufi që po kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë, pasi i kanë kaluar festat e fundvitit në Kosovë.

Bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të Merdares, kolona arrin gjatësinë deri në 250 metra dhe pritjet shkojnë nga 20 deri në 30 minuta.

Në hyrje nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, kolonat janë të gjata nga 100 deri në 130 metra dhe pritja nga 15 deri në 20 minuta.