Kolona të mërgimtarëve në Merdarë, pritjet në dalje deri në katër orë

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me Serbinë edhe sot vazhdon të ketë fluks të automjeteve, ndërsa pritjet në dalje shkojnë deri në katër orë.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar po raporton se mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë po presin 180 deri në 240 minuta.

Radha e kolonave në këtë pikë është 3000 metra.Situatë e ngjajshme është edhe në pikën tjetër në kufi me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

240 minuta, përkatësisht katër orë po presin të dalin edhe nga kjo pikë kufitare.

Në Muçibabë dhe në Mutivodë pritjet janë rreth 120 minuta.

Këto janë të dhënat e fundit nga përditësimi në orën 09:07.