Kombëtarja e Kosovës e pafat në shortin për Botërorin 2022
Kombëtarja e Kosovës nuk do ta ketë aspak të lehtë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar në vitin 2022, raporton Mediafokus.info.
Shorti e deshi që ‘Dardanët’ të jenë në të njëjtin grup me hiç më pak se ish-kampionin e botës në futboll – Spanjën.
Pjesë e grupit B, përveç Kosovës dhe Spanjës, janë edhe Suedia, Greqia e Gjeorgjia./Mediafokus.info/


