Kombëtarja kosovare udhëton drejt Lubjanës, synon fitore ndaj Sllovenisë
Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, në kualifikimet për Botërorin 2026. Përzgjedhësi Franco Foda ka vijuar të punojë intens me ekipin, duke theksuar aspektet taktike, tranzicionet dhe organizimin mes reparteve.
Atmosfera në kamp është pozitive, ndërsa lojtarët janë në gjendje të shkëlqyer fizike. Mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni theksuan se Kosova hyn vetëm për fitore, duke e konsideruar sfidën një mundësi historike për t’u afruar me ëndrrën e Botërorit.
Para nisjes, Kosova do të zhvillojë një seancë të fundit të lehtë stërvitore, duke u përgatitur maksimalisht për duelin e rëndësishëm në stadiumin “Stozhice”.

