Komenti i Verës tek Rita është tipik i një nëne shqiptare

Vera Ora, nëna e yllit botëror Rita Ora në vazhdimësi ka dëshmuar se është një nënë tipike shqiptare.

As komenti i fundit nuk kishte si të përbënte përjashtim.

Në shkrepjet e Ritës nga Sindei i Australisë ku duket se është ‘djegur’ pak nga dielli përvëlues i hemisferës jugore, këshilla e Verës ka qenë definitivisht e vyer, transmeton prive.

“Rita Pita lyju pak me kos se koke djeg” – ka qenë komenti i zonjës Ora në fotografinë e ndarë nga Rita me ndjekësit.