Komisioni Evropian propozon zgjerimin e roamingut falas të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se do të kërkojë nga Këshilli Evropian autorizim për të hapur negociatat me gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për t’i bashkuar ato me zonën e roamingut të Bashkimit Evropian.

Në praktikë, kjo do të lejojë udhëtarët të përdorin internetin, të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe pa shpenzime shtesë.

Zona roaming e Bashkimit Evropian mundëson që qytetarët e saj të përdorin shërbimet e telefonisë mobile jashtë vendit brenda BE-së pa kosto shtesë. Më 1 janar, kësaj i janë bashkuar edhe Ukraina dhe Moldavia.