Komiteti ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin e politikave dhe programeve për personat me aftësi të kufizuar
Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuar (Anita Ademi, kryesuese, Arben Keka, Fatmir Shurdhani, Leotrim Murti, Fitore Redenica-Kurteshi, Shefki Daku dhe Arbresha Ibrahimi) kanë bërë një punë të mirë në trajtimin dhe avansimin e nevojave dhe kërkesave të kësaj kategorie.
Ky komitet po luan rol të rëndësishëm në koordinimin e politikave dhe programeve në çështjen e aftësive të kufizuara dhe zhvillimet në fushën përkatëse.
Gjithashtu, ky komitet përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme, definimin e prioriteteve dhe masave që duhet ndërmarrë Kuvendi i Komunës për përmisimin e situatës së tanishme në lidhje me personat me aftësi të kufizuar, në secilin sektor.
Komitetin e ka takuar sot edhe nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ku ka biseduar lidhur me gjendjen e pandemisë, ndihmat për të gjitha kategoritë përgjatë këtyre ditëve, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuar si dhe çështje të tjera me interes për këtë komunitet.
“Përgjatë kësaj jave, bashkë me Komitetin do të dalim në teren për të parë se sa i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e personave me aftësi të kufizuara projektet tona infrastrukturore”, ka thënë Ismajli./mediafokus.info

