Kompania gjilanase “ROSH”, ndër bizneset e rralla në Kosovë që ndan pagën e 13-të për stafin
Kompania gjilanase “ROSH”, përveç standardit zviceran të cilësisë në prodhime, implementon edhe standardin zviceran të pagës, duke ndarë për të gjithë stafin pagën e 13-të, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për punën cilësore dhe angazhimin e treguar gjatë vitit 2022, vit të cilin kompania e konsideron mjaftë të suksesshëm.
Pas një punë të gjatë në shtetet e perëndimit, pronari ka vendosur që përvojën e fituar jashtë vendit ta sjell në Kosovë, duke investuar në lëmin e prodhimit të dyerve dhe dritareve me makineritë më moderne të automatizuara e duke angazhuar staf profesional.
Kjo ka bërë që kompania “ROSH” të hyjë furishëm në treg dhe shumë shpejt është bërë një ndër kompanitë lidere në cilësi të prodhimit të dyerve dhe dritareve nga PVC dhe ALUMINI, ku fokus te veçantë ka eksportin e prodhimit apo shprehur në përqindje, mbi 95% të prodhimit eksportohet në Zvicër, Francë e shtete tjera evropiane.
Në vitin 2023, kompania “ROSH” do të operojë në një lokacion të ri me objektin modern të fabrikës, me hapësirë mbi 1500 m2 dhe 500 m2 hapësirë showroom dhe administratë, e si rrjedhojë, krijohen kushte për punësimin edhe të një numri të konsiderueshëm të punëtorëve të rinj.


