Kompania ‘Riza trans’ hap të pame për punëtorin e saj

Kompania ‘Riza trans’ në Gjilan, e cila humbi një punëtor të saj në aksidentin e kamionit në Pogragjë, do të pres të pame të dielen.

Ky është mbase rast i rrallë që një kompani hap konak për ngushëllime.

‘Familjarë, shokë e dashamirë ju njoftojmë se me datë 31.07.2022, të dielen hapim të pame një ditë me rastin e vdekjes në aksident trafiku të punëtorit tonë Agim Duati.

Pritja bëhet në lokalet e kompanisë tonë, rruga për Stanishor, afër gurëthyesit “Bejta Comerc” në Gjilan’ – thuhet në njoftimin e pronarit të kompanisë, Riza Abdyli. /Mediafokus.info