Komuna e Vitisë ofron shtëpiza për gratë ndërmarrëse me një euro në muaj

Komuna e Vitisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me gratë sipërmarrëse, për dhënien në shfrytëzim të 13 tezgave, të cilat kanë vendosura në sheshin “Calmy Ray” të këtij qyteti.

Në bazë të kësaj marrëveshje, shoqatat përfituese do të paguajnë 1 euro në muaj, për shfrytëzimin e këtyre tezgave, ku do të ekspozojnë prodhimet e tyre artizanale.

Marrëveshja përfshin një periudhë 1 vjeçare.

Ndërtimi i këtyre shtëpizave, vite më parë, në kuadër të një projekti të përbashkët mes UNDP-së dhe komunës së Vitisë, kishte për qëllim zbutjen e papunësisë përmes ndërmarrjeve të vogla, të cilat veprojnë në komunën e Vitisë./Mediafokus/