Komuna nuk duhet ta lejojë Ecohigjienën ta anulojë vendimin e mëhershëm

Izmi Zeka

Këto ditë dëgjova që Kompania Rajonale e Pastrimit “Ecohigjiena” në Gjilan, Kamenicë dhe Viti, po i detyron veteranët e UÇK-së, invalidët, familjet e dëshmorëve dhe rastet sociale, që të paguajnë për shërbimet publike.

Vendimi për t’u liruar këto kategori të shoqërisë është marrë diku para 10 viteve nga Komuna e Gjilanit dhe është e çuditshme se si ky bord i cili po ashtu ka në përbërje një numër të anëtarëve që përfaqësojnë komunën e që në përqindje është 49% ka mundur të nxjerrë këtë vendim.

Ky vendim që ka ndjeshmëri të madhe dhe nuk mundet asessi të merret njëanshëm pavarësisht se i përket PPP-së, komuna nuk duhet të lejojë që të ndryshohet vendim i kaluar.

Prandaj qeverisja komunale duhet që urgjentisht të merr hapat e nevojshëm dhe në konsultim me ”Ecohigjiena” për të rikthyer vendimin siç ka qenë.