Komunat e vogla në Kosovë kanë shpëtuar nga virusi korona deri tani
Virusi korona është shtrirë në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, sidomos në ato më të mëdha.
Nga virusi nuk kanë shpëtuar Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, por ka shpëtuar Mitrovica e Jugut, megjithëse pas ndarjes, as kjo nuk është më një nga këto komunat e mëdha.
Por, po ashtu në Kosovë janë dhjetëra komuna, të cilat deri më tani nuk kanë asnjë rast me Covid 19.
Komunat pa Covid janë Dragashi, Mitrovica e Jugut, Kaçaniku, Shtërpca, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Novobërda, Juniku e Mamusha.
Përndryshe, numri total i personave të infektuar deri më tani në Kosovë ka arritur në 561 raste.
Nga Klinika Infektive janë raportuar 101 janë shëruar, 12 persona të vdekur./mediafokus.info

