Konfirmohet nga Lajçak marrëveshja Kosovë-Serbi për targat dhe situatën në veri
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.
Marrëveshja përmban tri pika, që përfshijnë zhbllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjak duke filluar nga e shtuna.
Sipas marrëveshjes, nga e hëna Kosova dhe Serbia do të përdorin afishe për automjetet që vijnë nga njëra-tjetra. Kjo do të shërbejë si masë e përkohshme.
Po ashtu, një Grup Punues i përbërë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe i kryesuar nga BE-ja, do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave. Takimi i parë i Grupit të Punës është paraparë të mbahet më 21 tetor në Bruksel.
Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme.


 
 
 
						 
						