Konfirmohet nga policia: Tre persona të vdekur në një aksident në rrugën Gjilan–Prishtinë
Mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Një automjet në lëvizje ka qenë i përfshirë në këtë incident tragjik, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje.
Policia e Kosovës ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që çuan deri në këtë aksident. Të gjitha informacionet e nevojshme do të merren në shqyrtim për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Flora Ahmeti për GazetaBlic.

