Konfirmohet përleshja fizike mes dy asambleistëve të VV-së

Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi janë rrahur fizikisht mes vete, ky i fundit e konfirmoi në një deklaratë, madje tha se ndodhet në Polici.

“Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër, jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.

Siç mëson ky medium, mosmarrëveshja mes dyshes ka ndodhur për shkak të emërimit të shefit të grupit parlamentar të LVV në Kuvend.

Rasti ka nisur brenda mbledhjes së Kuvendit derisa ishte duke raportuar komandantit i Stacionit policor të Podujevës.

Të kontaktuar nga gezeta, deri më tani policia nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.