Konfirmon Trump: 640 ushtarë amerikanë mbesin në Kosovë

Rreth 640 ushtarë amerikanë do të vazhdojnë misionin e tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump.

Duke folur për praninë në Afganistan, Irak, Siri, Arabi, Jordani, Turqi e vende të tjera, ku SHBA-ja ka forcat e veta të armatosura, Trumpi ka përmendur edhe praninë e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it, raporton gazetablic.com

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet ndër tjera në letrën e Trumpit./mediafokus.info