Konfiskohen 11 krerë gjedha të kontrabanduar
Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion në Jabllanicë, i cili po bartte kafshë të kontrabanduara, me ç`rast ka ndaluar dy persona të dyshimtë.
Fsh. Jabllanicë e Leshanit, Pejë, 09.03.2021 – 08:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 11 krerë gjedhe (lopë), ndërsa kamioni dërgohet në doganë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

