Konfiskohen 12 patentë shoferë brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 13-19 maj, në shtatë komuna të regjionit të lindjes ka shqiptuar 684 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Gjatë javës janë konfiskuar 12 patentë shoferë, 8 prej tyre për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të kolonës, 2 për tejkalim të shpejtësisë, 1 për vozitje nën ndikim të alkoolit.

Policia ka filluar të implementojë planin operativ “Motoçikletat-Biçikletat” në rrugët nacionale dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar 10 tiketa dhe ka tërhequr nga komunikacioni rrugor 5 motoçikleta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke realizuar aktivitete të shtuara me tolerancë zero për të gjithë pjesëmarrësit që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në komunikacionin rrugor.

Këto aktivitete shtesë bëhen më qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në komunikacionin rrugor, thuhet në njoftimin e policisë.