Konfiskohen 21 patentë shoferë në rajonin e Gjilanit
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 13.01.2023-19.01.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka shqiptuar 1233 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë konfiskuar 21 patentë shoferë.
Policia do të vazhdojë të mbajë pika të shumta kontrolli të automjeteve në terren me qëllim parandalimi të aksidenteve të komunikacionit rrugor, veçmas të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.

