Konfiskohen 30 thasë duhan refuz të kontrabanduar në Debëlldeh

Policia e Kosovës ka ndaluar një kontrabandë malli, duke konfiskuar 30 thasë me duhan refuz në sektorin e lindjes.

Debëlldeh, SPMK Zhegër-  30.11.2021 – 19:50. Nga njësitë policore është vërejtur një veturë e dyshuar, e cila dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i kufirit me Republikën e Maqedonisë. Njësiti policor gjatë kontrollit në veturë ka gjetur tridhjete thasë (30) duhan refuz. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar doganës së Kosovës. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin dhe personin e dyshuar, thuhet nënjoftim. (foto arkiv)