Konfiskohen 33 patentë shoferë brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë një jave (16-22.09.2022) në shtatë komunat e regjionit që mbulon ka shqiptuar 1.403 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Po ashtu janë konfiskuar 33 patentë shoferë si dhe janë në asistim të Ministrisë së Infrastrukturës me peshore në matje të ngarkesës boshtore në automjete të transportit janë shqiptuar 4 gjoba në emër të personave juridikë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.