Konfiskohen 72 mijë vezë pa letra

Në pikë kufitare në Vermicë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të vezëve pa dokumentacion përkatës.

Gjatë kontrollimit të automjetit të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës.

“PKK Vërmicë 05.06.2021 – 08:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit  në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.