Konfiskohen barna pa banderola në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka konfiskuar një sasi të banrave pa banderola, të cilat po vinin në vendin tonë nga Republika e Shqipërisë.

“Në pikë kalimin kufitar të Vërmicë, është selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Shqipërisë, gjatë kontrollit është hasur në barna me banderolla të Shqipërisë rreth 100 paketime, me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore, të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.