Konfiskohen bicikleta e tekstil kontrabandë në vijën Pogragjë-Stublinë
Një rast i kontrabandës është penguar nga policia në rajonin e Pogragjës, komuna e Gjilanit, ku janë sekuestruar disa bicikleta, tekstil e gjësende të tjera.
Njoftimi i policisë:
Rr. Pogragjë-Stublinë 09.05.2022 – 14:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet – furgon me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë me bashkë-udhëtarin mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është vërejtur se transportonin: nëntë biçikleta, gjashtë thasë tekstil dhe gjësende tjera për të cilët nuk posedonin dokumentacion përkatës. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

