Konfiskohen kafshë të kontrabanduara në Stublinë të Gjilanit
Disa krerë gjedhe janë konfiskuar në Stublinë të Gjilanit, pasi është identifikuar një i dyshuar për kontrabandë, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Kontrabandë me kafshë: Fsh. Stublinë, Gjilan, 03.10.2020 – 07:50. Është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë. Me urdhër të prokurorit kafshët (gjedhët) janë konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga AVUK-u të cilat nuk janë përputhur me gjendjen faktike. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë.

