Konfiskohet edhe një armë automatike në Viti

Policia në Viti ka pranuar një informatë për të shtëna nga armë zjarri në një aheng familjar në një fshat të kësaj komune.

Në bazë të një videoincizimi është arritur të identifikohet lokacioni në fshatin Drobesh, komuna Viti, ku është kontaktuar pronari i shtëpisë Xh.I. (1971) i cili kishte një aheng familjar dhe ka pranuar se nga disa pjesmarrës të këtij ahengu është shtënë me armë zjarri.

Nga i njeti janë konfiskuar fillimisht dy revole me gas të llojit: EKOL Special 99 të cal. mm.

Gjersa hetimet janë zgjeruar dhe sot me 22.12.2022 në orët e pasditës personi që kishte organizuar ahengun ka dorzuar edhe një amrë automatike AK-47 e cila është konfiskur nga policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është inicuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe i njejti pas intervistimit ndalet në mbajtje për 48 orë.

Procedura e mëtejme hetimore në lidhur me këtë rast vazhdon, thuhet në njoftimin e policisë.