Konflikt mes kushërinjve në këtë qytet

Mosmarrëveshjet e ndryshme mes familjarëve shpesh herë përcillen edhe me të shara, ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Në raste të veçanta kur situata eskalon plotësisht, kërkohet edhe intervenimi i Policisë së Kosovës për të zgjidhur telashet.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Zllakuqan të Klinës, ku në një ngatërresë janë përfshirë dy kushërinj.

Burimet Sinjalit kanë bërë me dije se situata mes tyre ka eskaluar, me ç’rast i dyshuari ka kërcënuar 38-vjeçarin me jetë, duke i thënë se s’do e lë pa e vrarë.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se çfarë ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar 45-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.