Kongresi certifikon Biden si President i SHBA
Tashmë edhe zyrtarisht, Joe Biden është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton gazeta online Mediafokus.info.
Biden ka marrë 306 vota elektorale, derisa Kongresi e ka certifikuar si fitues i zgjedhjeve në SHBA.
Numërimi i tre votave elektorale të Vermontit vendosi Biden dhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur, Kamala Harris, mbi pragun e 270 votave të nevojshme elektorale për të fituar presidencën.
Ai pritet të inaugurohet si Presidenti i 46-të i SHBA më 20 janar.
Në ditën e certifikimit nga ana e Kongresit, ndodhi ajo që më së paku pritej. Qindra amerikanë, mbështetës të Trump, u futën në ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për ta penguar certifikimin e zgjedhjeve, të cilat e nxorrën fitues Joe Biden.
Për pasojë, katër njerëz humbën jetën, duke u sfiduar për herë të parë pas më shumë se 200 vjetësh demokracia më e zhvilluar në botë./Mediafokus.info/

