Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës
Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri, raporton express.
Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së.
Sekretari Blinken dje dënoi veprimet e Kosovës, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë këto masa menjëherë.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar dje Blinken.
Ndërsa, para se të reagonte Blinken, në Prishtinë të njëjtin reagim qortues për Kosovën e bëri edhe ambasadori Jeff Hovenier.
