Konjufca e Abdixhiku i shtrijnë dorën njëri-tjetrit pas përplasjeve në distancë që patën javën e kaluar
Glauk Konjufca e Lumir Abdixhiku i kanë shtrirë dorë njëri-tjetrit, sot para fillimit të seancës konstituive, duke lënë prapa përplasjet një distancë, që patën javën e kaluar.
Glauk Konjufca, që pritet të dalë në votim për kryeparlamentar, sapo ka hyrë në Kuvend ka shkuar dhe i ka përshëndetur kolegët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Konjufca ka ndërruar disa fjalë me kryetarin e LDK-së, deputetin Lumir Abdixhikun dhe deputetët Kujtim Shala e Anton Quni, raporton Gazeta Express.
Javën e kaluar gjatë një interviste, Konjufca ka thënë për kryetarin e ri të LDK-së se “Lumir Abdixhikun nuk e merr vesh askush se cka thotë”.
Kësaj i është përgjigjur Abdixhiku, i cili në ato momente ishte duke dhënë intervistë në Pressing. Kryetari i LDK-së ka thënë se Konjufca e kupton shumë mirë sepse kanë punuar bashkë në të njëjtin kabinet qeveritar.

