Konjufca ia lëshon një fore Avdullah Hotit, shpërthejnë të qeshurat në Kuvend
Kryekuvendari i Kuvendit, Glauk Kojufca, ka shkaktuar të qeshura në seancën e Kuvendit, teksa kërkonte “deputetin e artë” që të arrihej kourumi i kërkuar për vazhdimin e seancës.
Me vetëm 60 deputetë në sallë dhe në kërkim të deputetit të 61-të, Konjufca provoi edhe sistemin e përhershëm e thirrjes së deputetëve në seancë atë të ziles.
“Na duhet deputeti i artë”, tha ai.
“E provojmë edhe mekanizimin e ziles a po funksionon”, shoti ai.
Pas kësaj ishte deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ai që pas ziles shkoi në seancën e Kuvendit dhe njëkohësisht shkaktoi edhe reagim nga Konjufca.
“Zotëri Hoti ne tham kush është i 61 -i është i artë, por nëse e ke dëgju në televizion nuk numërohet”, i tha Konjufca deputetit Hoti.
Ky interaktivitet me Hotit dhe Konjufcës shkaktoi të qeshura në Kuvend./Paparaci.com

