Konjufca: Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka të sigurt thellimin e krizës
Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka nisur fjalimin në seancën e thirrur për ta votuar atë.
Konjufca tha se ky vit (2025) do të mbahet mend si vit që shumica e tij humbi duke u përpjekur t’i bëjë institucionet, tek është prezantuar para deputetëve duke kërkuar votën për formimin e qeverisë që synon ta udhëheqë.
Tutje tha se në veri të vendit janë luftuar me sukses strukturat e Serbisë të lidhura me krimin dhe kontrabandën.
Ai ka përmendur se në planin ndërkombëtar gjatë këtij mandati u mundësua lëvizja pa viza dhe erdhën edhe tri njohje ndërkombëtare.
“Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka sigurt thellimin e krizës aktuale”, ka deklaruar ai.

