Konkurrenti i “Ferma VIP”: Humba vëllanë nga një sëmundje e rëndë
Gazetari kosovar, Visar Dermaku i njohur si Gani Germia, që tashmë është bërë pjesë e formatit Femra VIP, ka ndarë një detaj të dhimbshëm me njërin nga ‘fermerët’.
Teksa ka treguar për familjarët e tij, Ganiu ka shpjeguar se ka vetëm një vëlla pasi njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Ai shton se e humbi njeriun e dashur në moshën 33-vjeçare. Ai vuajti nga një sëmundje e rëndë.
“I kam prindërit edhe dy vëllezërit, tre kemi qenë, dy kemi mbetur. Ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Ka qenë 33 vjeç”, tha Dermaku në bisedë me Erandin.

