Kontributi i Turqisë në zbutjen e krizës ushqimore në botë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, foli sot për pezullimin e Marrrëveshjes së Drithërave, pas incidenteve që ndodhën në Detin e Zi.
Erdogan tha se Turqia duke ofruar 9,3 milionë tonë drith ukrainas në shërbim të botës, siguroi relativisht reduktimin e krizës ushqimore.
“Edhe pse Rusia po heziton për Marrëveshjen e Drithërave pasi lehtësimet e njëjta nuk i jepen Moskës, Turqia do të vazhdojë përpjekjet që t’i shërbejë njerëzimit”, tha presidenti Erdogan.
Marrëveshja e Drithërave u mundësua me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, ndërsa parashikonte që Rusia të mos pengojë eksportin e grurit ukrainas nga portet detare të Ukrainës.
Megjithatë, Rusia akuzoi Ukrainën për sulm ndaj flotës detare ruse në Detin e Zi dhe si kundërpërgjigje u tërhoq nga Marrëveshja e Drithërave./trtballkan/

