Koreja e Veriut do të dërgojë 30 mijë trupa për të ndihmuar Moskën
Koreja e Veriut është gati të trefishojë numrin e trupave të saj që luftojnë për Rusinë përgjatë vijës së frontit me Ukrainën, duke dërguar 25,000-30,000 ushtarë shtesë për të ndihmuar Moskën.
Trupat mund të mbërrijnë në Rusi në muajt e ardhshëm, duke iu shtuar 11,000 trupave të dërguara në nëntor për të sprapsur inkursionin ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë.

Rreth 4,000 prej këtyre ushtarëve të Koresë së Veriut u vranë ose u plagosën gjatë vendosjes, sipas burimeve perëndimore. megjithatë bashkëpunimi i Phenianit me Moskën ka vijuar.

Vlerësimi thotë gjithashtu se ka shenja se avionët ushtarakë rusë po ripajisen për të transportuar personel, duke reflektuar ndërmarrjen e madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra trupave të huaja nëpër Siberinë ruse, e cila kufizohet me Korenë e Veriut në jugperëndimin e saj.

Përgatitjet e mundshme për vendosjen e re, duke përfshirë mbërritjen e një anijeje të lidhur me vendosjet e vitit të kaluar në një port rus dhe avionëve mallrash në aeroportin Sunan të Koresë së Veriut, janë vërejtur në imazhet satelitore të marra nga CNN. (A2 Televizion)

