Koreja e Veriut shtrëngon masat: Prindërit që i lejojnë fëmijët të shohin filma të huaj do të dënohen me burg
Prindërit në Korenë e Veriut, që i lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywmorood-it do të burgosen, sipas mediave të huaja.
Këto masa ekstreme vijnë në vazhdën e politikës strikte të vendit diktatorial ndaj prodhimeve filmike apo mediatike që vijnë nga jashtë. Edhe pse në të shkuarën, prindërit mund t’ia hidhnin në këto raste me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre shihnin filma të huaj, tashmë masat janë rreptësuar.

